Miriam Cani është një nga anëtaret e reja të jurisë së këtij edicioni të X Factor Albania. Krahas profesionalizmit dhe ëmbëlsisë që ajo sjell në panelin e jurisë, bie në sy dhe kurimi i imazhit të saj. Miriam Cani ka zgjedhur për netët Live të X Factor Albania, stilistët Kujta dhe Meri, të cilët që në natën e parë të spektaklit realizuan për të një fustan në ngjyrë të artë që i jepte më shumë shkëlqim portretit të saj.

Kujta dhe Meri
 

Kujta dhe Meri janë dy dizenjatorët gjakovarë, të cilët vit pas viti fitojnë zemrat dhe shijet e shumë personazheve të njohur në mbarë botën.

Miriam Cani, ne naten e dyte live te X Factor Albania. Fotografite nga Orsola Mema Class Photography

Me dy Atelier të vendosur në Kosovë dhe në Tiranë, si dhe një Showroom në Milano, ata realizojnë sfilata të herë pas hershme për të sjellë në vëmendje tendencat më të reja të modës.

Miriam Cani, ne naten e pare live te X Factor Albania. Fotografite nga Orsola Mema Class Photography

Aktualisht “Kujta dhe Meri” menaxhohen nga “TussCoss”, kompani e njohur në Milano, e cila u ka mundësuar bashkëpunime në kinematografi dhe jo vetëm. Adhurues të tendencave dhe stilit të “Kujta dhe Meri” janë emra të njohur të Biznesit të Spektaklit si Anastassija Makarenko modele dhe gruaja e aktorit Mickey Rourke; Crisula Stafida aktore italiane; Nina Senicar modele; Guendalina Cannesa personazh public; Alessia Mancini aktore Italiane; Alberto Traversi këngëtar jazz; Francesca Novatelli, Lara Montanara prima balerinë e La scala , Victoria Petroff modele dhe aktore, Maria Nazzionale këngëtare,e  shumë të tjerë.

Miriam Cani, ne naten e dyte live te X Factor Albania. Fotografite nga Orsola Mema Class Photography