X Factor Albania 4, solli këtë të hënë natën e tretë të live show. Në teatrin e Tv Klan konkuruan mes tyre 13 konkurentë, të cilët përmes vokalit dhe performancave, luftuan për pëlqimin e  jurisë dhe publikut.

Si cdo të hënë, paneli i jurise ishte i parashikueshëm duke ndezur atmosferen mes batutave dhe improvizimeve. As këtë herë nuk munguan “ngacmimet” e Pandit ndaj Bleonës, por as kundërpërgjigjet e saj që aktivizuan mediat dhe rrjetet sociale

Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Italia përmes televotimit të hapur përgjatë të gjithë mbrëmjes, votuan për të preferuarit e tyre. Ylenia, vajza arbëreshë nga Calabria, u largua nga konkurimi në sfidë me Ledianen, e cila mori vleresimin e 3 anëtareve të jurisë.

Ky show down përballi përherë të parë, Miriamin dhe Albanin, pasi vajzat ishin pjesë të kategorive të tyre.

Nën regjinë e Vera Grabockës dhe prezantimin e Alketa Vejsiut, X Factor Albania vjen cdo të hënë në orën 20:00 në Televizionin Klan.