Marka më e mirë e modës së lartë italiane me super sallone prestigjoze në Itali dhe shtete të ndryshme të botës, e quajtur “Aimée Montenapoleone” vjen me disa nga modelet më të veçanta dhe elegante në Sallonin "Class by Alketa Vejsiu". Atelier Aimée Montenapoleone është kompania lider në Itali për krijimin dhe prodhimin e fustaneve martesore. Prej vitit 1961 ajo ka shoqëruar më shumë se pesëqind mijë nuse në botë në ditën e tyre më të rëndësishme, duke krijuar fustane unike e punë të vërteta artistike.
Prodhimi është tërësisht italian dhe të gjitha fustanet janë realizuar në sajë të mjeshtërisë dhe profesionalizmit të dorës së rrobaqepësve të tyre. Çdo gjë është punë artizanale dhe unike që ka frymën e Drejtores Artistike dhe Bordit të Planifikimit e Hulumtimit pranë kësaj atelieje, Lucia Zanotti, e cila gjithmonë propozon koleksione të cilësisë së lartë artistike, të frymëzuara nga Haute Couture-i italian dhe ai ndërkombëtar: 300 stile të reja çdo vit, të paraqitura në pasarelat më prestigjioze për koleksionet e çdo stine. Disa prej modeleve me te vecanta mund ti gjeni ne ateliene "Class by Alketa Vejsiu"