Në një kohë kur grumbullimet e mëdha janë ende të ndaluara për të mos përhapur infeksionin që shkakton koronavirusi, dasmat mbeten një prej eventeve më të prekura dhe festat e gëzimeve – pengu më i madh për të gjithë. Por jo për nusen dhe dhëndrin e Class By Alketa Vejsiu, Arisa dhe Bjori.

19 qershori ishte menduar që prej një viti se do të ishte një dasmë e madhe, me shumë të ftuar; familjarë, të afërm e miq të ngushtë të çiftit. Arisa dhe Bjori, pas 10-vjetësh me njëri-tjetrin, do të kurorëzonin dashurinë në një ceremoni të menduar nga stafi i Class By Av deri në detaje… Por pandemia ua prishi planet, ashtu si të gjithëve. Megjithatë, as Arisa dhe as Bjori nuk kishin dëshirë që ta linin datën e vendosur për një kohë të dytë. Të paktën, celebrimi nuk do të shtyhej…

Çifti i parë që guxoi pas karantinës jo vetëm të mos e anulonte eventin, por edhe të mblidhte rrethin më të ngushtë të familjarëve dhe të celebronte dashurinë, do ta mbajnë mend dasmën e tyre pikërisht për situatën e jashtëzakonshme në të cilën u organizua ajo. Arisa do të mbahet mend si nusja e parë pas karantinës, e cila, edhe pse nën rregulla të rrepta sigurie, mundi ta gëzonte ditën e saj, ndoshta edhe më shumë sa do të mundej në një ceremoni më të madhe e tradicionale.

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Arisa rrëfeu se ceremonia u organizua në një ambient të hapur dhe e gjitha nën rregulla të rrepta sigurie, në mënyrë që askush të mos rrezikohej nga Covid-19. I gjithë stafi organizator, tha ajo, i kishte marrë masat që rregullat të respektoheshin dhe askush të mos rrezikohej. Por gjithçka i kaloi pritshmëritë…

Prej një viti kishim menduar një ceremoni të madhe… Kishim një vit që e kishim prerë datën, por nisur nga kushtet dhe rrethanat e pandemisë, nuk mund të realizonim atë që donim u detyruam që të bëjmë vetëm celebrimin”, – tha Arisa duke shtuar se, gjithsesi, dasma e vërtetë e madhe pritet të organizohet në të njëjtën datë, muajin e parë të vjeshtës, më 19 shtator.

Për celebrimin e çiftit ishte i ftuar enkas edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç tregoi Arisa, edhe për të ishte pak e vështirë, sepse ende ceremoni të tilla monitorohen me shumë kujdes. Por gjithçka ishte e menduar nga stafi: “Që në hyrje, dy vajza nga stafi organizator masnin temperaturat, karriget ishin larg nga njëra-tjetra në një distancë prej të paktën 2 metrash, në një tavolinë lejoheshin deri në një 3 persona, ndërsa distanca mes tyre nuk ishte më pak se 3-4 metër.”

Nëse lundroni për pak minuta në Instagramin e Arisës, do të vini re se nusja e parë pas karantinës është vërtet me fat. Jo vetëm për partnerin (me siguri), por edhe për ceremoninë unike, detajet e ëmbla nga ky event që, me siguri, do të mbahet mend gjatë…

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

My Wedding Ceremony Make-Up by my bestie with Golden Hands ❤️ @erjona_erol #19june2020

A post shared by Dr. ARISA , DMD,MD,MSc ð??©ð?»‍â??️ð??? (@arisa__sinanaj) on

Edhe për trëndafilat e kuq dhe dedikimin e dashurisë që Bjori ia dërgoi bashkëshortes në studion e "Rudina".