Na kishte munguar Kate.
Dukesha është shfaqur për herë të parë që nga lindja e djalit, Louis rreth një muaj më parë. Të gjithë kishin kuriozitet për të parë sesi do të vishej Kate në dasmën mbretërore. Dukesha na impresionoi për të tretën herë, me të njëjtën veshje. Po, po e lexuat mirë. Fustanin e Kate e kemi parë edhe dy herë të tjera. Fustanin-xhaketë nga Alexander McQueen, Kate e ka veshur në korrik të vitit 2015, në pagëzimin e të bijës, Charlotte. Më pas në vitin 2016, në festimet e ditëlindjes së mbretëreshës, Kate zgjodhi sërish fustanin-xhaketë…i preferuari i saj. Sikur të mos mjaftonin këto dy herë, Kate e veshi sërish sot në dasmën mbretërore, të Meghan dhe Princi Harry. Kate ose e pëlqen shumë këtë fustan, ose ka preferuar të mos i “marrë” shkëlqimin kunatës së saj Meghan.