Asgjë nuk u mësua për ceremoninë e martesës së këngëtares shqiptare Anjeza Shahini me diplomatin anglez Paul Edward Conolly, më 7 shtator, vetëm kur vendosi ajo vetë. Pas postimit të fotos së ftesës së dasmës në Instagram, lajmi që Anjeza ishte martuar mori dhenë. Pak orë më vonë, këngëtarja postoi në rrjetet sociale edhe fotot nga dasma private në Toskanë.

Anjeza dhe i dashuri i saj, diplomati anglez Paul Edward Conolly, kanë qenë të lidhur prej më shumë se tre vitesh. Kurorëzimi i martesës në Toskanë është bërë në fshehtësi të plotë larg vëmendjes së mediave. Propozimin për martesë, Anjeza e mori në Venecia më 4 prill të këtij viti.

Torta e dasmes, nje gjetje krejt origjinale. Nje fushe shahu, dy guret e se ciles jane origjinale nga babai i kengetares: "Guret e shahut jane marre nga kutia e shahut origjinale e babait tim, i cili ka luajtur me to gjithe jeten e tij", - shpjegon Anjeza prane kesaj fotoje.