Nuk është aspak çudi, në fakt. Nuk mund të jetë. Nga një familje muzikantësh si ajo Fejzullahu, çudi do të ishte e kundërta. Pra, nëse mes tyre nuk do të kishte këngëtarë....

Megjithatë, është bukur kur Era, vajza e vogël e Ermalit dhe Arianës, guxon që tani të këndojë këngët e të atit. Madje, në prani të të gjitha mikeshave të mamit (por edhe babit) këtë herë, në festën e pritjes së motrës tjetër të saj.

Pas pak javësh, Ariana dhe Ermali do të bëhen prindër për herë të katërt. Do të vijë edhe një vajzë tjetër në familje, pas Artit, Bunës dhe Erës – gjithashtu e mezipritur nga e gjithë familja dhe nga dy prindërit, të cilët duan një familje të madhe e me shumë fëmijë.

Vetë Ariana ka postuar fotot e para dhe disa copëza videosh nga festa e bardhë, në të cilën ka plot mikesha të saj, si edhe personazhe të njohur nga bota e showbiz-it.

Por qershia mbi tortë e të gjithë festës është pikërisht Era dhe kënga që ajo këndon pas gjyshit dhe babit të saj. “Fshatarja ime”, një variant që Ermali e risolli në tregun muzikor, mban firmën e të atit, Sabri Fejzullahut, por nuk është çudi që pas pak vitesh, të mbajë edhe “firmën” e Erës së vogël apo, pse jo, edhe motrave dhe vëllezërve të tjerë të saj...

Si është ajo shprehja “dardha bie nën dardhë”?

Dhe pastaj vazhdon sërish me Ermalin dhe Kidën...

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

So cute♥️ð??¢ ~Mke prek n'tela ~♥️ #kidator @kida @ermal.fejzullahu @arianafejzullahu

A post shared by ~Kidatorð?¤?~ (@kida_era1) on