Data shënon 12 tetor dhe në Pallatin e Brigadave sot do të ndodhë një show që nuk është parë ndonjëherë. Prej muajsh përgatitje, Class Fashion Show do të sjellë një eveniment mode ndryshe, një sfilatë plot risi, siç ndodh në fakt gjithmonë kur CLASS, organizon një event.

Asnjëherë më parë në Shqipëri, në Kopshtet Mbretërore të Pallatit të Brigadave, nuk ishte realizuar një event i ngjashëm. Epo, sot në orën 16:00 prisni një ngjarje të të tjera përmasave dhe niveli.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Çdo gjë është e menduar me detaje: Modelet më të mira në industrinë e modës do të parakalojnë në kopshtin më të bukur, të transformuar njësoj si në eventet e mëdha të modës.

Muzika që do të shoqërojë modelet, por edhe të ftuarit VIP nga Kosova dhe Shqipëria, do të jetë operistike, romantike, e sjellë në versionet moderne.

Valdrin Sahiti, stilisti i njohur që prej 20 vitesh ka krijuar një emër në indrustrinë e modës, do të sjellë një koleksion fustanesh fantastik. Class, për territorin e Shqipërisë është distributori i vetëm ekskluziv i markës VS, një brand prestigji në ekspansion që po përhapet me shpejtësi në tregjet ndërkombëtare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Gjithashtu, Livia Myftari, stilistja e Class, një vajzë tejet e talentuar, ka përgatitur koleksionin e saj të fustanve të prodhuara në “Atelier Class”. Stilistja ka realizuar me skuadrën e prodhimit një koleksion që mishëron eleganten dhe klasiken e përjetshme. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Në këtë sfilatë siç ka ndodhur çdo vit do të parakalojnë personazhe të njohur të televizionit, me fustane nusërie dhe mbrëmjeje.

Këtë vit ato janë 4 dhe kureshtja për t’i parë se si parakalojnë si modele në një sfilatë të tillë është e madhe.

Në kopshtet mbretërore të Pallatit të Brigadave, në një atmosferë fantastike, në harmoni absolute me ambientin, natyrën, ku qielli dhe yjet do të jenë limiti i mbrëmjes së kësaj të shtune, ju do të njihni një koncept të ri që CLASS do të propozojë për të gjitha vajzat.