Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë çifti më i përfolur i showbiz-it kohët e fundit, jo vetëm për lidhjen e tyre aq shumë të diskutuar, por edhe për faktin që shumë shpejt do të bëhen prindër. Këngëtari më i adhuruar nga vajzat nuk është më single dhe për më tepër do të marrë një status tjetër së shpejti – atë të babait. Dhe ne mezi presim ta shohim Ledrin në këtë rol!

Ndërsa Sarën e kemi parë çdo ditë përmes postimeve në Instagram, si ndryshon vazhdimisht dhe si merr hijen e nënës çdo ditë e më shumë. Si çdo vajzë në pritje të ëmbël dhe Sara ka zgjedhur ta festojë këtë ngjarje të madhe në jetën e saj përmes një baby showeri ku ka mbledhur të gjitha mikeshat e saj të ngushta.

Në një festë të kuruar nga Class Events, Sara ka realizuar dëshirën e çdo nëne të re, që do të përjetësohet në disa foto që e bija do të mund t’i shohë me shumë dëshirë kur të rritet paksa.

Festa ishte e mbushur me gjelbërim, luledele, limona dhe shumë bardhësi. Dekori mbizotërohej nga ngjyrat neutrale – e bardhë, bezhë dhe detaje të ngjyrës rozë.

Tavolina e drurit, ndenjëset e kashtës, sotopjatat e bardha të personalizuara, serviset gold, jastëkët dhe çadrat e bardha me thekë bezhë, limonat dhe lulet e bardha astera, trëndafila e luledele i jepnin një aromë të freskët vjeshte baby showerit të organizuar rreth e qark pishinës, në oborrin e vilës së Sarës dhe Ledrit.

Festa mblodhi bashkë të gjitha mikeshat e nënës së ardhshme, e cila dukej më e ëmbël se kurrë e veshur me një fustan të bardhë që i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur, duke u lëkundur në këndin e fotove që kësaj radhe ishte konceptuar si një lisharëse druri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_) on

Nuk ka dyshim nuri i mëmësisë e ka zbukuruar edhe më shumë Sarën, që dukej e lumtur teksa shijonte këtë moment special të pritjes së ëmbël, përkrah Ledrit që tanimë mezi pret të mbajë të bijën në duar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_) on

Rrugëtimi i ëmbël për ta sapo ka nisur!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_) on