1 vjetori i fëmijës tuaj, përveçse një emocion i papërshkrueshëm, është edhe përgjegjësi që çdo gjë të jetë e organizuar në mënyrë perfekte. Do jetë një ndër kujtimet e para që ju si prindër gjithashtu edhe fëmijët do kujtojnë gjithmonë.
Jeni konfuz dhe keni ide të paqarta? Ja ku po ju kthjellojmë me disa ide konkrete.
Dekorimi i ambientit ku do zhvillohet ditëlindja




Ndërthurni ngjyrat që preferoni më shumë dhe krijoni një pamje argëtuese për familjarët dhe të ftuarit.
Kushtojuni vëmendje detajeve
Detajet janë si copëza që po t’i mbledhesh bëjnë të tërën, prandaj mos i anashkaloni.




Elemente perzonalizuese
Janë gjithmonë ata që e bëjnë akoma më të veçantë gjithë këtë organizim.



Të ftuarit specialë: Animatorët
Krijoni një atmosfërë dinamike dhe mos harroni të ftoni animatorët dhe piktorët (facepainting), për të argëtuar dhe pikturuar fëmijët.


Të ëmblat dhe jo vetëm
Për të ftuarit mund të përgatisni finger food, cupcake, torta dhe ëmbëlsira të ndryshme.




