Të gjitha fotografitë e dasmës në një album që do ta shfletoni gjatë gjithë jetës? Po, por duhet të ketë momente nga më të bukurat. Më poshtë do ju japim disa ide se cilat mund të jenë këto foto. 

Fustani i nusërisë

Memorizoni në një fotografi  fustanin tuaj të nusërisë, do jetë një kujtim simbolik.

Përgatitjet e çiftit

Thuhet që dhëndri nuk duhet ta shikoj nusen gjatë përgatitjes. Në këtë rast, fotografi është ndër të priviligjuarit, i cili shkëput fragmente nga përgatitja e ciftit.

Detajet dhe aksesorët

Është shumë bukur t’i veçoni detajet, aksesorët që keni përdorur. Fotografojini ato!

Unazat

Fotografoni  dy unazat së bashku, për të simbolizuar bashkimin tuaj të ri.

Këpucët

Ide e veçantë të fotografoni këpucët ose çorapet "funny" të çiftit.  Përse mos t’i keni edhe ju në albumin e dasmës?!

Ftesat, konfetat, torta, libri i urimeve etj.

Këto detaje shpesh harrohen, por është fotografi që duhet të kujdeset të mos i harrojë dhe t’i memorizojë. Janë detaje që keni shpenzuar kohë pafund për t’i planifikuar dhe për t’i vënë në jetë.

Buqeta e nuses

Detaje si ky të ndihmojnë të tregosh më bukur dhe me ilustrime historinë e dasmës tuaj.

Buqetat e shoqërueseve të nuses

Buqeta  të freskëta dhe mikesha të ngushta, që të shoqërojnë në ditën më të rëndësishme, mbeten kujtime plot ngjyra.

Portreti i nuses 

Fotografoni portretin e nuses duke nxjerrë në pah tiparet më të bukura. Pse jo të mos duket si një kopertinë e një reviste mode!

Emocionet para cermonisë së celebrimit

Përqafimet me prindërit, sidomos më nënën janë emocione që sigurisht duhen fiksuar. Janë kujtime të çmuara, që nuk dinë të plaken asnjëherë.

Një pozë dramatike

Natyra të  frymëzon gjithmonë më pamjet magjepsëse për të realizuar poza nga më të ndryshmet. Shfrytëzojeni për të realizuar poza pak më dramatike dhe kuptimplota.

Shoku juaj Oto

Të apoasionuar pas kafshëve? Personalizojeni albumin e dasmës, duke përfshirë fotografi që ju lidhin me fëmijërinë, ju ngjallin emocione dhe kujtime. Sigurisht që nuk mund të mungojë edhe një foto më qenushin tuaj.