Që në moshë të vogël, fëmijët bëjnë pyetje nga më të ndryshmet në lidhje me ushqimin. Ju pëlqen të prekin, të shijojnë dhe të luajnë me ushqimin. Një ushqyerje e shëndetshme është thelbësore për një jetë të shëndetshme. Ndaj, përse të mos e kombinojmë punën me kënaqësinë?!
Me këtë artikull, Kompania Deka synon të inkurajojë fëmijët, që të zbulojnë më shumë rreth botës, nëpërmjet aktiviteteve, lojërave zbavitëse dhe edukuese. Programoni pak kohë për të kaluar kohë në kuzhinë, së bashku me fëmijët. Mund të luani me shije të reja, me ngjyrat, t’i vini ata në punë për të gatuar receta që zakonisht nuk i kanë qejf (janë më të prirur të hanë gjërat që i gatuajnë vetë, sepse e shohin si një lloj loje).
Ky mund të jetë edhe një rast shumë i mirë për t’u folur atyre për ushqimet e shëndetshme dhe se si ndikojnë ato në jetën tonë.
Të gatuani bashkë me fëmijët tuaj, do të jetë një moment i vërtetë kënaqësie, që do t’ju lejojë të lidheni më shumë me vogëlushët tuaj. Ndaj, ne po ju japim disa teknika dhe ide për receta, të cilat mund t’i përdorni për chef-at e rinj.

Teknika & këshilla për të gatuar me fëmijët
Nevojitet koha e duhur.
Zgjidhni një recetë të thjeshtë dhe vendoseni në mur.
Sigurohuni që të lajnë duart.
Jepuni një përparëse që të mos ndohten.
Përgatisni sipërfaqen ku do të gatuhet si edhe mjetet e nevojshme.
Bëni gati ingredientët.
Gjatë përgatitjes, mendoni për detyrat më të thjeshta dhe mjetet e përshtatshme që do t’u jepni fëmijëve tuaj. Prej moshës 3-4 vjeçare, fëmijët mund të miksojnë ingredientët dhe të thyejnë vezë. Nga mosha 6- vjecare, fëmijët mund të presin zarzavatet me një thikë plastike ose të përdorin mikrovalën. Kini kujdes gjithmonë që t’i manaxhoni vetë situatat delikate, si p.sh. blender/mixeri apo gatimi në zjarr. Fëmija juaj meriton sigurinë më të lartë.
Së fundmi, lejojini të ecin me ritmet e tyre dhe shijoni këtë eksperiencë shumë- shqisore. Të gatuash me fëmijët do të thotë të vësh në funksion shqisat e të parit, të prekurit, të ndjerit, shijimit, dëgjimit dhe sidomos të argëtimit!
Të gatuash me fëmijën tënd një recetë të thjeshtë: Mini- Pizza
Shumë e thjeshtë për t’u përgatitur dhe e lehtë për t’u ngrënë, mini- pizzat janë një ushqim i dëshirueshëm nga të gjithë, të vegjël e të mëdhenj.

Përbërësit:
Brumë pice, i rrumbullakët dhe i hollë
4 domate të vogla
10 ullinj pa bërthamë
100 gr.djathë i bardhë
4 lugë gjelle salcë e trashë domate (pure domate)
Pak kripë
Përgatitja:
Nxirreni brumin e picës nga frigoriferi
Gradoni furrën në nxehtësinë 220 °C
Në varësi të moshës së fëmijës tuaj, tregojini atij se si të presë domatet dhe ullinjtë
Ndihmojeni të presë djathin e bardhë në kubikë të vegjël
Vendosini të gjitha në një kullesë dhe largoni ujin e tepërt
Hapeni brumin e picës mbi një letër pjekjeje dhe pritni katër rrathë të vegjël
Lëreni fëmijën tuaj të shpërndajë salcën e domates, rregulloni fetat e domates dhe sasinë e kripës
Vendosini mini-picat në furrë për 10min
Lëreni fëmijën tuaj të dekorojë picën me kubikët e prerë të djathit dhe ullinjtë
Vendoseni sërish pjatën në furrë për 5 minuta, deri sa të marrë një ngjyrë kafe në të artë.
Për një dietë më të balancuar, shtojuni këtyre mini-picave perime të tjera gjatë kohës së pjekjes, sipas imagjinatës. Fëmijëve do t’iu pëlqejë të shkrijnë gjithë talentin e tyre në kreativitet. Nëse vogëlushi juaj dëshiron të provojë një variacion të ri pice, mos hezitoni ta provoni. E nëse keni derdhur pak salcë domateje mbi bluzë, mos u shqetësoni! Me Deka Likuide, ky incident do të harrohet shpejt edhe lehtë, bashkë me njollën.
Recetë për t’u gatuar me fëmijët - Çokollatë e shpejtë
Nëse ka një recetë ëmbëlsire që i fiton të gjitha votat, përgjigjja është: keku me çokollatë. Perfekt për ditëlindje, apo si një ëmbëlsirë e thjeshtë. Ndihuni të lirë të gatuani me fëmijën tuaj dhe të eksperimentoni.
Për këtë do t’ju nevojiten:
80 gr miell
125 gr sheqer
Një kallëp cokollate
4 kokrra vezë
125 gr. gjalpë
Përgatitja
Lejojeni fëmijën tuaj të përziejë miellin me sheqerin
Ndihmojeni fëmijën tuaj të rrahë vezët dhe t’i shtojë ato
Shkrini gjalpin dhe çokollatën në mikrovalë
Lëreni fëmijën tuaj të shtojë gjalpin dhe çokollatën
Ndihmojeni për t’i rrahur të gjithë përbërësit bashkë, deri sa të përftohet një masë homogjene dhe e njëtrajtshme
Vendoseni në një tepsi që nuk ngjit dhe lëreni të piqet për rreth 30 min. në temperaturë 180 °C.
Kontrolloni pjekien me majën e një thike. Thika duhet të dalë e pastër nga brumi dhe keku duhet të jetë i butë dhe i fryrë.
Shijojeni këtë kek të gatuar së bashku me fëmijët tuaj, duke e shoqëruar me një lëng frutash.

Të përgatisësh një kek çokollate me fëmijën tuaj është diçka argëtuese, edukative, por edhe pak e rrëmujshme. Megjithatë, ne ju këshillojmë mos t’iu zërë paniku! Nëse rrobat tuaja ndohten nga ndonjë njollë cokollate, ne i kemi gati disa këshilla se si të largoni njollat e cokollatës, me Deka Likuide, në mënyrë që të mos lejoni këto incidente të vogla të hedhin poshtë gjithë aktivitetin argëtues me fëmijët tuaj.
Nëse po mundoheni të krijoni më shumë afrimitet me fëmijët tuaj, ju këshillojmë të gatuani së bashku, sepse do t’i japë një ngjyrë të re marrëdhënies suaj me fëmijën.
Të gatuani së bashku me fëmijën tuaj është një mënyrë fantastike për ta bërë atë të zbulojë shije të reja, talente të reja, si edhe ta ndihmoni të adoptojë një dietë të shëndetshmë dhe të balancuar.
