Dikur, në pazarin e muajit në familjet shqiptare, do të blihej gjithmonë sheqer, miell, vaj…E dini që ca nga këto produkte nuk duhet t’i hiqni nga lista? Sepse janë të shëndetshëm dhe të nxjerrin nga situata, kur ke uri dhe nuk ke asgjë gati për të ngrënë. Sigurisht në këtë listë ka dhe disa ushqime që dikur as nuk i njihnim fare, por tani nuk kemi pse t’u trembemi.
Vezët
Vezët janë ushqimi i përsosur i natyrës. Plot me proteina, të shijshme dhe shumë të thjeshta dhe të shpejta për t’u gatuar, dy kokrra vezë me pak bukë të thekur dhe ca perime janë një vakt ideal në çdo kohë. Vezët mund të përdoren edhe si burim proteinash në një sallatë vegjetariane ose të merren me vete të ziera fort. Një detaj me rëndësi: vezët kanë vuajtur për shkak të reputacionit si një produkt që ngre kolesterolin. Shumë njerëz mund të hanë një ose dy vezë në ditë pa efekte anësore, kështu që boll ua hoqe të verdhat vezëve.

Mielli
Mielli integral i grurit, mund të përdoret për gjithçka. Mund të lyesh mishin ose peshkun para se t’i skuqësh ose ta nxjerrësh kur fëmijët duan të pjekin biskota në orën 7 pasdite, ose për të trashur salcat. Zgjidh llojin që përdoret për gjithçka që të gatuash dhe të pjekësh.

Perimet me gjethe
Perimet e gjelbra janë një mënyrë e thjeshtë për të marrë sasinë e këshilluar prej pesë deri në shtatë racione perimesh në ditë. Duke qenë që një racion sallate është 1 filxhan, mund të konsumosh tri deri në katër në një vakt. Rukola, sallata jeshille dhe spinaqi janë bazike të përkryera. Ato mund të hahen dhe të gjalla, po, po dhe spinaqi, të gatuara, ose mbi makarona, vezë, ose si kontorno të skuqura me vaj ulliri dhe disa fara pishe.

Ton në vaj ulliri
Mos bli konfeksione me ton në ujë. Ka shije ashke dhe përmban shumë mërkur. Toni me vaj ulliri është më i shijshëm dhe me më pak mërkur. Lloji skipjack, përmban më pak mërkur sesa ai me pendë të verdha apo albacore. Toni në vaj ulliri nuk ka nevojë për salca shoqëruese dhe nuk është thjesht një mbushës sanduiçi. Mund të shtohet në makarona, sallatë apo tava me makarona.

Kos i thjeshtë
Kosi me proteinat që përmban të jep ndjesinë e ngopjes. Zgjidheni me 2 për qind yndyrë që të marrësh edhe pak yndyrna sepse janë të dobishme. Kosi mund të shtohet në smoothie, ose në tërshërë për më shumë protein. Mund të pjekësh me të, ose të bësh salca të lehta. Receta pa fund gjenden në internet për përdorime të ndryshme të kosit ku mund të zgjedhësh ato që të pëlqejnë.

Ushqime proteinike të përgatitura
Nëse nuk përgatit pjesërisht ushqimin paraprakisht, duhet të nisësh. Është e vetmja mënyrë që të kesh ushqim shtëpie gjatë javës. Përndryshe, do ta gjesh veten duke u torturuar pas punës ose duke u përpjekur të ambalazhosh drekën. Një tabaka me gjokse pule, apo biftek derri, një kanaçe me fasule të kuqe. Nëse gatuan dy prej këtyre, do hash e lumtur për tre katër ditë, pa stresin që të shkakton dorëzimi te ushqimet e gatshme apo porosia në restorant.

Fruta të ngrira
Frutat e ngrira mund të mblidhen në natyrë ose të blihen në sezonin e tyre dhe të ngrihen dhe kështu ruajnë të gjithë përbërësit ushqyes. Por edhe ato që shiten përgjithësisht janë ngrirë në pikun e sezonit, kur sapo janë mbledhur të pjekura. Kështu nuk prishen dhe janë perfekte për t’u shtuar në kos, smoothie, tërshërë, por edhe te salca e pulës. Eksperimento! Nuk jemi më në kohërat kur blihej miell, oriz, sheqer dhe vaj.

Qumështi i kokosit
Këtu filmi bëhet i huaj, por mos u tremb, do e kuptosh. Qumështi i kokosit në të vërtetë mund të jetë një produkt bazik, sepse përdoret me limon për të marinuar peshkun, te tërshëra e mëngjesit për t’i dhënë shije ose në tavat e pjekura. Mund ta shtosh edhe në smoothie, salca, ose si një përbërës alternativ bimor në vend të qumështit.

Copat e vogla të çokollatës
Kokrrat e çokollatës gjysmë të ëmbla i japin shije pjatës me drithëra dhe biskotave. Një lugë plot me to kur keni dëshirë për diçka të ëmbël e bën detyrën shumë mirë. Mund edhe t’i shkrini për të bërë një shurup çokollate për frutat.

Hudhër dhe qepë
Vërtet ke pyetje? Përdori për t’i dhënë shije gjithçkaje.
