Kjo recetë është një nga më të mirat që rekomandohet nga dietologët dhe nutricionistët për pasurinë në proteina, gjendjen e të ngopurit deri në drekë dhe shijen e veçantë.
Një smoothie nga Julianne Hough me çokollatë dhe nenexhik, që japin së bashku një shije të freskët dhe shumë të shëndetshme. Mbi të gjitha, të mban të ngopur gjithë ditën.

Kosi (rekomandohet ai grek) që i shtohet kësaj përzierjeje, është i pasur me proteina dhe vitaminë A. Po ashtu edhe spinaqi që i jep më shumë shije. Pasi ta provosh, do të jesh dakord patjetër me Julianne, kur thotë: “Më duket se jam në qiell”
3/4 filxhan kos (grek)
1/4 filxhan nenexhik i freskët
Qumësht bajame (ose çdo lloj qumështi tjetër), 1 filxhan
1/4 filxhan çokollatë e zezë
1 filxhan spinaq të grirë në copa
1 lugë gjelle shurup
2 gota akull
Përzieji të gjithë përbërësit bashkë dhe gjithçka është gati për ta shijuar.
