Kur lexuam se Whatsapp do të ndërpresë funksionin e tij, të gjithë u trembëm për një moment. Por kur lexuam teksin në vazhdim gjërat u qartësuan. Por gjithsesi për ata që kanë modele të vjetra telefonash ky lajm vazhdon te jetë i keq.
Shkurtin e shkuar ishte lajmëruar se në fund të vitit 2016 ky aplikacion do të ndalonte funksionin e tij në modelet e vjetra të telefonave, që do të thotë se për pak ditë ky vendim do të hyjë në zbatim për mijëra telefonë.
Kompania mbështet se një vendim i tillë do të bëjë më të sigurtë shkëmbimin e mesazheve. Aplikacioni nuk do të jetë në dispozicion për modelet: Nokia S40, Symbian S60, Windoës Phone 7, çdo model telefoni që funksionon me Android 2.1 dhe 2.2, në iPhone 3GS dhe në të gjitha modelet e Apple që punojnë me iOS 6.
