1. 21 qershori është dita më e gjatë e vitit dhe përkon pikërisht me të ashtuquajturin “Solstic i verës”. Dielli sot ka lindur më 4:39 dhe perëndon më 21:28 minuta.
2. Në hemisferën veriore, solstisti pothuajse gjithmonë bie më 21 qershor. Solstici i verës mund të ndodhë në mes të 20 dhe 22 qershorit. Në 2016-ën, solstici do të ndodhë më 20.
3. Nga këndvështrimi astronomik, kjo do të thotë se Dielli, në lëvizjen e tij, mbërrin në distancën maksimale veriore nga Ekuadori.
4. Fjala solstic vjen nga fjala latine “solstitium” që do të thotë dielli ka ndalur.
5. Emri i zakonshëm i këtij fenomeni përdoret në mesin e paganëve, “Litha”.
6. Në këtë ditë, me qindra paganë, por edhe të tjerë mblidhen në Stonehenge, për të parë lindjen e diellit në mëngjes.
7. I nxehti i madh nuk vjen nga fakti që Toka gjendet më afër Diellit. Mjafton të mendohet se te ne ndodh ekzaktësisht e kundërta, derisa planeti gjendet në një distancë maksimale nga ylli i vet.
8. Distanca Tokë-Diell nuk ka aspak të bëjë me stinët. Këto në të vërtetë ndikohen nga përkulja e aksit tokësor në 23.5 gradë.
9. Gjithashtu duhet sqaruar edhe se 21 qershori nuk përkon me ditën më të nxehtë të vitit.
10. Quhet termostatacion fenomeni, për të cilin periudha më e nxehtë spostohet përreth fundit të korrikut, për faj të atmosferës tokësore.

