I dizenjuar për të funksionuar shpejt dhe lehtë në Windows 10 dhe me karakteristikat më të reja, Facebook ka ndërruar eksperiencat vetëm për Windows në këto aplikacione si Live Tiles, që të lejon të shohësh menjëherë postimet e reja, mesazhet dhe fotot që nga home screen.
Me aplikacionin e ri arrin të jesh në kontakt më shpejt sesa kurrë, Facebook për Windows 10 është mënyra më e mirë për ta shijuar Facebook -un në Windows. Me Live Tiles, ju mund të shihni me një shikim çfarë po bëjnë miqtë dhe familja. Dhe tani, të lexosh dhe të ndash artikuj është e shpejtë dhe thjeshtë me një browser të veçantë. Opsione të tjera janë Reactions, sticker në komente, njoftime që nuk do t’i humbasësh dhe një kolonë në të djathtë që tregon ditëlindjet, eventet dhe temat më të ndjekura.


Messenger
Bashkë me opsionet e tua të preferuara të Messenger-it, si ndarja e fotove, sticker-at, bisedat e grupit dhe GIF, Messenger për kompjuterat me Windows 10 ka njoftime në desktop që mos t’i humbasësh kurrë mesazhet e rëndësishme. Dhe kur ju e zgjidhni me pin, aplikacionin në menunë Start, do të njoftoheni për mesazhet e reja me Live Tiles.

Instagrami po ndërton edhe Instagram për smartphone Windows 10 me të gjitha karakteristikat e kërkuara nga përdoruesit, përfshirë mesazhet direkte, Search dhe Explore të ndryshuar, Videot dhe ndryshimin e llogarisë së përdoruesit. Instagram gjithashtu mbështet Live Tiles, kështu që nëse zgjedh me pin aplikacionin në “home screen”, do të marrësh njoftime nga Instagrami menjëherë në ekranin tënd start.
Shumë shpejt këto opsione do jenë të përdorshme për telefonat Windows 10.