Në anglisht, shumë produkte emërtohen sipas një shteti, por në shtetet përkatëse, jo gjithmonë, ato kanë të njëtin emërtim. Ruletë ruse, edhe në rusisht mbetet ruletë ruse, русская рулетка, por me shumicën e fjalëve nuk ndodh kështu. Tosti francez për atë që ne e quajmë kotoletë, apo bukë me vezë, kënaqësia turke për llokumet, që quhen kështu në Turqi, por edhe në Shqipëri, arrat braziliane etj., ndryshojnë emërtim në vendet e tyre.  Ja çfarë ndodh në kultura dhe fjalorë të ndryshëm.

Çfarë emri përdorin për tostin francez në Francë?

Buka e zhytur në vezë me qumësht dhe e skuqur nga të dyja anët, që quhet French toast në anglisht që në shekullin e 17-të, për herë të parë është përmendur në vitin 1660, si e zhytur në verë, por në Francë nuk quhet aspak kështu. Nëse doni të porosisni ca nga këto feta buke me vezë në Francë, duhet të kërkoni pain perdu, që përkthehet ‘bukë e humbur’, sepse kjo recetë ishte një mënyrë për të përdorur bukën ‘e humbur’ ose të mbetur bajate.

Çfarë do të thotë llokume, që anglezët e quajnë “kënaqësi turke”?  

Në Shqipëri nuk do ngatërroheshim kurrë. Ne i themi llokume, ashtu si dhe quhen në vendin nga vjen ëmbëlsira xhelatinoze me sheqer dhe miell misri me sheqer pluhur përsipër, por anglezët e quajnë atë “Turkish delight”, “kënaqësi turke”. Ajo është përmendur edhe në librin C.S. Leëis’s “The Lion, The Ëitch, and the Ëardrobe” si ëmbëlsira që iu ofrua Edmund-it nga Shtriga e Bardhë. Fjala që përdoret në turqisht, lokma ose lokum, vjen nga arabishtja dhe do të thotë ‘kafshitë’.

Çfarë i hedhin sallatës në vend të “French dressing” në Francë?

“French dressing” është një përbërës për  sallatën që përgatitet me vaj, uthull vere dhe erëza, por përdoret edhe me emrin në frëngjisht: vinaigrette. Fjala është thjesht një zvogëluese e fjalës vinaigre, ‘uthull’. Në SHBA, French dressing, përdoret dhe për t’iu referuar një produkti të gatshëm me ngjyrë të kuqe me domate dhe speca.

Anglezët i emërtojnë biçakët “thika ushtrie zvicerane”, ja pse

Termi “Swiss army knife”, që përdoret në anglisht për biçakët që përfshijnë shumë instrumente të tjera, është shpikur në mes të shekullit të 20-të në Amerikë, edhe pse pajisja e Ushtrisë Zvicerane me to ka nisur që në fund të shekullit të 19-të. Emri origjinal në gjermanishten e Zvicrës ishte Offiziersmesser (thikë e oficerit) ose Sackmesser (thikë thesi), kjo e fundit vjen nga fjala Hosensack, që në gjermanishten e Zvicrës do të thotë ‘xhep’, pra thikë xhepi.

Lufta e prezervativëve mes Anglisë dhe Francës

Ju edhe mund të keni dëgjuar që anglezët përdorin termin letra franceze “French letters” për prezervativët. Francezët  u kthejnë nderin: “capote anglaise” është një term joformal për prezervativin dhe përkthehet “prezervativ anglez”, ndërsa capote vjen nga kësula apo një lloj kapeleje grash që quhet bonnet, për shkak të ngjashmërisë me objektin në fjalë.

Si u thonë frankfurters-ave në Frankfurt?

Për anglishtfolësit, frankfurters janë suxhukë të tymosur me erëza me mish gjedhi dhe derri dhe emërtimi vjen nga qyteti gjerman Frankfurt.  Shko deri në Frankfurt dhe zbulo që ato quhen ëieners. Ky emër përdoret gjithashtu në anglishten amerikane për një frankfurter, por në gjermanisht do të thotë ‘vienez’.

Emri i humbur i matrioshkave ruse

Anglezët, si përfundim e kanë komplikuar shumë jetën. Të gjithë në Shqipëri e dinë çfarë janë matrioshkat, kukullat prej druri me ngjyra, të përmasave të ndryshme që futen njëra brenda tjetrës. Mirëpo ato në Angli, quhen kukulla ruse. Ato qarkullojnë që në fund të shekullit të 19-të dhe njihen si matryoshka që në rusisht do të thotë ‘zonjë e vogël shtëpie’, në kuptimin e një figure qëndrore gruaje në shtëpi, mamaja apo kujdestarja.

Arrat braziliane në Brazil kanë emër tjetër

Edhe pse emërtohen Brazil nuts, ose thjesht Brazils, këto arra prodhohen më shumë në Bolivinë fqinje, ku njihen si nuez de Brasil (arra Brazili). Por në Brazil, ato emërtohen castanhas-do-pará (‘gështenja nga Pará’) dhe Pará është një rajon në Brazilin verior.

Si i thonë mëngjesit anglez në Angli?

Ndonjëherë emri përputhet. Ju mund të mendoni që banorët e Britanisë së Madhe do e quanin thjesht ‘mëngjes’, por vakti i mëngjesit me ushqim të gatuar, si bacon dhe vezë, quhet mëngjes anglez ose mëngjes i plotë anglez dhe në Angli.