I fundit është Bradd Pitt, i cili është kapur vetëm një ditë më parë me një pikturë të re në parakrahun e tij të djathtë. Tatuzhi i është dedikuar Angelina-s dhe gjashtë fëmijëve të tyre. Një kryq me inicialet e të gjithëve. Brad është një nga baballarët më të njohur që vizaton tatuazhe në nder të fëmijëve të tij.

Kanye West ka bërë tatuazh ditëlindjen e së bijës North, me gërma romake.

David Beckham ka tatuazh emrat e tre djemve; Brooklyn, Cruz dhe Romeo, në shpinë, ndërsa emrin e vajzës Harper, e ka gdhendur në qafë.

Wiz Khalifa ka bërë tatu emrin e djalit të tij, Sebastian, duke shkruar nofkën, "bash", në ballë.

Robert Downey Jr. e ka nderuar djalin e tij të parë me një tatuazh të madh në kornizë. Së fundi, ai është bërë baba i një vajze, Avri, kështu që së shpejti presim edhe nderimin e saj me një pikturë të re në trupin e tij.

Taye Diggs u adhurua shumë kur bëri tatuzh emrin e të birit në parakrah pas lindjes së tij.

Johnny Depp nuk do të kishte qenë Johnny pa tatauzhet e tij dhe disa nga më të bukurit janë ata që u janë kushtuar dy fëmijëve të tij, Jack dhe Lily-Rose. Aktori ka emrin e së bijës afër zemrës, ndërsa emrin e të birit e ka piktuaruar në krah.

Tatuazhi i Lenny Kravitz për të bijën Zoë është i thjeshtë, i bukur dhe në pikën e duhur: një "Z" në gishtin e unazës.

Ewan McGregor ka një tatuazh të kombinuar me zemra dhe kryqe në krah, në nder të gruas, Eve, dhe dy vajzave të tyre, Esther dhe Clara.

Në parakrahun e majtë të LeBron James është një tatuazh i ditëlindjes së të birit LeBron Jr, bashkë me një portret të djalit të vogël. Po në të njëjtin krah, LeBron ka edhe emrin e djalit tjetër, Bryce Maximus.

Michael Bublé, i cili së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë, ka shpërndarë një foto të bukur në Instagram në kohën kur bëri tatuazh emrin e djalit në kyçin e dorës.

Gerd Vaso, balerini i njohur shqiptar, ka bërë një tatuazh në parakrah me emrin e djalit të tij të vetëm, Roan.