Pak më shumë sesa një vit më parë, Dean vendosi t’i propzonte të dashurës, Jennifer-it, por nuk i duhej një propozim i thjeshtë. Për t’i treguar sesa e rëndësishme ishte ajo për të, ai mori një çast çdo ditë, për 365 ditë, për ta pyetur a do martohej me të. Sigurisht, ajo nuk e dinte që ai po e bënte këtë, por tani sekreti i madh po zbulohet.

Nuk është e mahnitshme vetëm që ai ka shpenzuar kaq shumë kohë për propozimin, por  dhe që  duhej të përfundonte çdo gjë në minutën e fundit që të kishte çdo propozim në video përfshirë dhe atë të një dite më parë. Ai më në fund ia tregoi videon para darkës së ditëlindjes në Aruba dhe nuk mund të imagjinoni një dekor më të bukur feste sesa ky.