Është folur shumë për martesën e tyre, por dhe për jetën pas saj duke përmendur madje edhe divorcin, megjithatë aktori gjithë sharm dhe avokatja elegante janë bashkë. Në një intervistë të fundit, në “CBS This Morning” Geroge Clooney ka shkuar në fillimet e tyre, duke treguar propozimin e prillit 2014, që menjëherë më pas, është përhapur në media të ndryshme. Ja si ka ndodhur që aktori, beqar i përjetshëm, vendosi t’i propozonte një gruaje për martesë:
“Ndodhi shumë shpejt. Unë e kuptova shpejt që doja ta kaloja pjesën e ngelur të jetës me Amal, por, siç ndoshta e dini, kur ia thashë asaj, nuk e kishim biseduar asnjëherë më parë. Pra nuk ishte diçka e kësaj forme “Hej, ndoshta ne duhet të martohemi bashkë”. Unë, fjalë për fjalë, i dola përpara dhe e befasova me propozimin tim.”
Ai kishte bërë një playlist me këngët e hallës së vetë Rosemary Clooney para se t’i propozonte avokates së të drejtave të njeriut në shtëpinë e tij. Aktori ka vazhduar rrëfimin: “Dhe i propozova. Dhe ajo thjesht thoshte “Oh Zot” dhe “Uau”. Dhe ne rrinim aty.”
Amal krijoi momentin e suspancës. George e komenton kështu: “Në fund, i thashë “Dëgjo, ti e di unë jam 53 vjeç, në atë kohë, ose 52 ndoshta dhe i thashë: Kam 28 minuta që po rri në gjunj. Kështu që duhet të më japësh një përgjigje sepse do më thyhet legeni”.
Dhe jeta pas martese? Çifti është betuar që nuk kalon kurrë as një javë larg njëri-tjetri. Uau! Duken si çifti i përsosur, megjithë zërat që dalin andej, këndej. “Kam një njeri me të cilin mund të flas për çdo gjë dhe dikë për të cilin interesohem e kujdesem më shumë sesa e kam bërë për këdo. Është me të vërtet gjë e mirë”. Çfarë çifti! Shpresojmë të jenë të sinqertë për gjithçka!
