Kylie Minogue dhe i dashuri i saj shumë vite më i ri, Joshua Sasse, kanë konfirmuar fejesën e tyre këto ditë. Diferenca 19 vjeçare edhe këtë herë, mund t’i ketë bërë përshtypje medias, që e ka theksuar, por jo çiftit.

Diferenca në moshë ka qenë një tematikë që gjithmonë ka nxitur dhe do vazhdojë të nxisë thashethemet nga personat e tretë, duke u gjykuar edhe një nga shkaqet e problemeve që hasin çiftet me njëri-tjetrin. Megjithatë, gjithmonë ekzistojnë çifte të tilla dhe shumë prej tyre kanë fatin të jetojnë të lumtur, duke u vërtetuar gojëve të liga se ndjenja del fituese, ashtu si ndaj problemeve të tjera, edhe në betejën me një numër. 

Madje edhe në Shqipërinë më konservatore ka disa çifte të njohura që janë komentuar në shtypin rozë për diferencën e moshës. Por gjithsesi ata kanë arritur të krijojnë urën lidhëse midis moshës së tyre dhe jetojnë së bashku të lumtur.

Ja disa prej tyre:


Gjergj Leka dhe Erisela Marko, 22 vite
Kantautori dhe pianisti është i njohur për marrëdhëniet e shumta të dashurisë sidomos me partnere  më të reja se veten, por e fejuara Erisela Marko, regjisore, duket se është dashuria e vërtetë, e madhe e tij. Por Gjergji nuk ka ndryshuar krejtësisht, edhe ajo është shumë më e re se ai.


Riselda Sejdiu dhe Hajdin Sejdiu, 33  vite
Balerina dhe biznesmeni nga Kosova, prindër të një djali, kanë rekordin shqiptar të diferencës në moshë, edhe pse ata përsërisin pothuajse me këmbëngulje që kjo diferencë nuk e dëmton aspak marrëdhënien e tyre, përkundrazi janë në harmoni të plotë.


Fatos dhe Xhoana Nano, 21 vite
Historia më e bujshme shqiptare e dashurisë, shoqëruar me divorcin e ish-kryeministrit nga bashkëshortja Rexhina dhe celebrimin në kishë me Xhoanën 21 vite më të re se ai. Fatos Nano ka adoptuar djalin e Xhoanës nga martesa e saj e parë.


Devis Xherahu dhe Ertemiona Mejdani, 15 vite
Pas ndarjes nga bashkëshortja me të cilën kishte 20 vite lidhje, këngëtari gjeti dashurinë në krahët e 21 vjeçares, në atë kohë, “Miss Shqipëria 2009”, 15 vite më e re se ai.


Bojken Lako dhe Semi Jaupaj 18 vite
Kjo është martesa e dytë për Bojken Lakon, i cili shfaqet në harmoni të plotë me këngëtaren Semi Jaupaj. Diferencën e tyre në moshë duhet ta kërkosh në kartën e identitetit, sepse, siç ka thënë dhe vetë Semi, Bojkeni është po aq adoleshent sa ajo.


Pirro Çako dhe Sesilia 24 vite
Pas ndarjes së tij nga kantautorja e njohur Inva Mula, Pirros çakos duket se i rrëmbeu zemrën vajza nga Shkodra, Sesilia, e cila është 24 vite më e re se ai. Detaje të tjera nga jeta e çiftit nuk janë bërë të ditura pasi Pirro e mbaj jetën e tij personale larg vëmendjes mediatike.