Kanë më shumë sesa pesë vjet bashkë, tashmë prindër edhe të dy fëmijëve, Erlisit dhe Perianës, por mes Ledina Çelos dhe bashkëshortit të saj Naim Kabashi, nuk ka ndryshuar asgjë nga pasioni i dikurshëm.

Vetëm pak më parë Ledina Çelo ka postuar një foto me të shoqin, por përvecc vendit dhe datës, duket se është e njëjta me të ca javëve më parë, muajve, apo viteve.

I angazhuar në sipërmarrjet e tij, ish-kampioni i kick box-it udhëton shpesh, por kur ai kthehet, apo kur të gjithë janë bashkë në udhëtime, mes Ledinës dhe Naimit gjithccka është si ditën e parë.

Familja e tyre është e vendosur në periferi të Fulda-s në Gjermani, ku Naimi ka edhe një shkollë kick box-i me mbiemrin e familjes së tij.



