Albert Stanaj është një këngëtar dhe autor këngësh që ndoshta e dëgjoni për herë të parë, por ai ka nisur tashmë një karrierë muzikore ndërkombëtare që premton shumë, teksa gjysmëalbumi i krijuar nga ai “The preview”, renditet ngjitur me “25” të Adele.

 

Speechless!! #ThePreview charting at #5!!! Love you guys! Which song is your favorite?

A photo posted by Stanaj (@stanaj) on

Stanaj e ka hedhur në treg EP-në “The preview”, me katër këngë, pak kohë më parë dhe duket se dëgjuesit e kanë pëlqyer. Këto janë këngët e para të tij origjinale, por Stanaj është tashmë një zë dhe fytyrë e njohur në SHBA. Mediat amerikane e njohin origjinën e tij shqiptare dhe e theksojnë në shkrimet kushtuar djalit 22 vjeç, që e zhvillon karrierën në New York. Ai ka studiuar në një shkollë të mesme fetare të krishterë dhe ka fituar bursë për paraqitjen e shkëlqyer në degën e teatrit. Kur ishte 14 vjeç ka performuar edhe para Papës Benedict XVI, duke të kujtuar, me formimin e tij, disa nga zërat e njohur botërorë që janë dalluar mes mjediseve kishtare.

Stanaj vitin e kaluar është shfaqur si këngëtar në spektaklin e njohur të kanalit ABC, Dancing With The Stars. Ai gjithashtu ka punuar si model.

Por Stanaj ka projekte më të rëndësishme në kokë. Ai bashkëpunon me emra të njohur si Drake, i cili e ka promovuar gjithashtu talentin e ri nga Shqipëria. Madje, edhe Kim Kardashian ka postuar një video të tij duke interpretuar këngën e bashkëshortit të saj, Kanye West, “The One”, ku shkruante “Sa i ëmbël këngëtari shqiptar Stanaj duke kënduar The One”, në llogarinë e saj të Twitter-it.

 

Long nights.. 2015- be ready

A photo posted by Stanaj (@stanaj) on

 

Thank you so much @kimkardashian 🙌😘

A photo posted by Stanaj (@stanaj) on

Mes këngëtarëve të njohur të brezit të tij, Justin Timberlake, apo Selena Gomez, Albert Stanaj ka ndeshur në jetën e tij artistike edhe këngëtarët shqiptarë të famshëm në botë si Dua Lipa, me të cilën ka edhe një foto ku shkruan “mos harro kurrë çfarë ke në gjak”. Duket se komuniteti shqiptar në botë do jetë një mbështetje më shumë për të sepse kanë nisur ta promovojnë talentin e tij.

Albert Stanaj ka një pamje prej djali sudioz, me syze dhe veshje të thjeshtë, por me një pamje e zë shumë romantik që po rrëmben zemrat më shumë seç mund të bënte me muskuj e tatuazhe.