Një tjetër histori suksesi dhe frymëzimi nga një vajzë shqiptare në botë. Kristiana Çela është pjesë e listës së revistës prestigjoze amerikane “Forbes” si një nga 30 sipërmarrësit më të suksesshëm nën moshën 30 vjeç për Europën. 

E njohur në mediat sociale si Krissy Çela, ajo renditet mes të rinjve me potencial për të transformuar biznesin dhe shoqërinë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Krissy Cela (@krissycela)

Kristiana ka treguar se ka shkuar në Britani bashkë me familjen e saj me kamion dhe pasioni për palestrën e ka kthyer atë në një ndër vajzat e reja që influencojnë miliona gra dhe vajza në botë për të ndryshuar jetën e tyre dhe mënyrën e jetesës. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Krissy Cela (@krissycela)

Llogaria e saj në Instagram numëron 3.1 milionë ndjekës. Rreth gjashtë vite më parë ajo ka themeluar me mikun e saj të palestrës Jack Bullimore, një aplikacion për ushqimin dhe ushtrimet fitness. Kjo gjeneron të ardhura deri në 34 milionë dollarë në vit dhe ka më shumë se 80,000 anëtarë të abonuar mujor. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Krissy Cela (@krissycela)

Ne mesazhin e saj të falenderimit në Instagram, Kristiana tregon dhe një copëz nga historia, sesi me dy prindërit u nisën në Angli me kamion dhe sot ajo është ndër të rinjtë më të suksesshëm në Europë. 

“Së pari, ju faleminderit, pa dyshim që kjo nuk do të ishte e mundur kurrë pa mbështetjen tuaj. Me mbështetjen tuaj ju më ndihmoni të ndihmoj të tjerët dhe për këtë jam e bekuar që ju kam pranë. 

Disa prej jush mund ta dinë dhe të tjerët mund të mos e dinë, por kjo nuk ndodhi brenda natës. Unë jam një refugjate që kam emigruar në Britaninë e Madhe nga Shqipëria në pjesën e pasme të një kamioni me banane me familjen time mbi 20 vjet më parë”, shkruan ndër të tjera Kristiana Çela.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Krissy Cela (@krissycela)