Velinë e Fiks Fare dhe konkurrente e Dance with me. Gjithmonë duke kërcyer. Sigurisht që ajo kërkon pasion. Më shumë sesa sakrifica apo lule dashurie.

Dashuria e parë, të kujtohet?

Po sigurisht, hera e parë që kam ndjerë fluturat në stomak.

Puthja e parë: zbulim apo zhgënjim?

Kënaqësi.

Në dashuri ia vlen të ngulësh këmbë?

Nëse je i dashuruar, po. Këmbëngulja është kryesorja.

Të biesh në dashuri: një marramendje e lehtë, apo tre shot-sarresht?

E para, më ka ndodhur. Tani do doja të më binte një vetëtimë.

Strategjia e joshjes. Cila është jotja?

Spontaniteti.

Kategoritë e meshkujve që nuk të pëlqejnë?

Arrogantët, mendjelehtët, të pasigurtët në vete.

Çfarë përdor për të joshur: bukurinë, pasurinë, trurin, humorin?

Një miks mes tyre, zakonisht e bëj në mënyrë të pavetëdijshme.

Shqisa më e rëndësishme në dashuri

Ndjeshmëria, lidhja e neuroneve.

Si ishe veshur në takimin e parë me partnerin tënd?

Sport.

Të ndërrosh fustanin pesë herë para se të dalësh. Është shenjëdashurie?

Jo, aspak. Pasigurie mbase.

Dashuri me shikim të parë, edhe pse mund të kesh parë gabim? Apo më e menduar?

Varet nga mosha dhe momenti. Tani e kam më të menduar.

Donzhuanët: i shmang apo të joshin?

Janë intrigues, por nuk më joshin gjatë.

Seksi pasuron dashurinë? Apo e kundërta?

Është më i rëndësishmi në lidhje.

Një, dy apo tri çmenduri për dashurinë?

Nuk kanë limit, duhen bërë pafund.

Më mirë ngjashmëria apo tërheqja e të kundërtave?

Përshtatja me njeri-tjetrin.

Të shiheni në sy, apo të shihni në të njëjtin drejtim?

Të dyjaaa.

Sakrifica apo lule dashurie?

Pasion.

Bëjmë një bilanc të historisë suaj?

Nga e kupton që historia është dashuri e vërtetë?

Kur duhen pa kushte dhe pa korniza.

Një dashuri jotja e madhe e përmbledhur në një: vend, ushqim, muzikë?

Det, pizza, e bukur.

Dashuron shumë? Apo mesatarisht?

Përkushtohem shumë…