Kur bëhet fjalë për femrat me para, mirë ose keq, njerëzit kanë tendencën të supozojnë se ato “vijnë” nga paratë ose janë martuar me dikë që është i pasur. Por, më poshtë po japim listën e 10 femrave më të pasura në botë.
Ato e kanë nisur rrugëtimin e tyre nga fakti i të pasurit prindër të pasur, por jo vetëm kaq. Ato, ndryshe nga Paris Hilton, për shembull, kanë punuar fort për ta cuar biznesin e tyre përpara. Pra, për të mbajtur statusin “femrat më të pasura”, kanë punuar fort dhe pa pushim.
Ky artikull u botua së pari në Business Magazine, produkt i www.infoalbania.al. Kliko mbi link për të mësuar më shumë.

Lydia Hearst është një paketë e plotë. Ajo është e pasur, vjen nga një familje e mirë dhe është një modele. Ajo është një filantropiste dhe një ambasadore e buzëqeshjes (misioni i saj është të bëjë fëmijët më pak me fat të buzeqeshin.) Gjithashtu, Lydia është një blogger e suksesshme dhe një trashëgimtare e një perandorie shtëpie botuese.

Ivanka Trump është një tjetër bukuroshe, e cila nuk u ndrojt për të luajtur dhe fituar një lojë që vetëm djemtë e fortë e bëjnë. Ajo është vajza e manjatit Donald Trump, i cili është pjesë e WWE Hall of Fame. Ajo ka mbaruar studimet me rezultatet më të larta në Wharton School of Business. Ajo njihet më shumë se vëllai i saj, Donald Jr. edhe për shkak të bukurisë së saj.

Elizabeth Holmes ka themeluar një kompani me vlerë $8 miliardë duke përdorur paratë që i kanë kursyer prindërit për të. Ajo la studimet për t'u marrë me biznes.

Martha është vajza e Amancio Orteges, themeluesit dhe drejtuesit të Inditex, kompania që është përgjegjëse për firma si Zara. Pra, ajo ka lindur e pasur, por ende i duhet për të mbajtur statusin e saj. Babai i saj mund të ketë një pasuri prej $62 miliardë, por ajo i ngjiti vetë shkallët e karrierës.

Ndryshe e quajtur "Gruaja mace", Jocelyn Wildenstein bën një jetë luksoze dhe nuk do t'ia dijë për ata që e urrejnë. Vetëm fatura e ushqimit shkon $550,000 në vit për të. Nga divorci, Jocelyn përfitoi plot $2.5 miliardë me një shtesë prej $100 milion (cdo vit) për 13 vite me radhë.

Liliane Bettencourt, personi më i pasur në Francë dhe gruaja më e pasur në botë. Ajo është drejtuesja e L'Oreal, kompania më e madhe e kozmetikës në botë. Fillimisht, ajo e trashëgoi kompaninë nga i ati. Por ishte puna e saj e madhe që e përmirësoi kompaninë. Liliane, aktualisht vlen $200 miliardë dhe ndoshta është gati të blejë vendin e saj.

Donatella Versace është drejtuesja e shtëpisë më të madhe të modës në botë, të cilën ajo e trashëgoi nga i vëllai, Gianni, pasi ai vdiq në 1997. Ajo zotëron aktualisht $200 milionë.

Zotëron $22.5 miliardë, në sajë të faktit se ajo është vejusha e John Walton (djali i Sam Walton, themelues i Walmart.)Po, ajo është pjesë e Walton family dhe është tani gruaja e dytë më e pasur në botë. Christy ka aksione të konsiderueshme në kompaninë Walmart.

Iris Fontbona është personi më i pasur në Kili. Ajo ka trashëguar shumë biznese. Ajo ka kontrollin e një prej minierave më të medha të bakrit në botë, prodhuesit më të madh të birrave, kompanisë më të madhe të anijeve në Kili dhe bankën e dytë më të madhe në Kili.
