Janë të shpeshta renditjet që bëhen për filmat më të ndjekur, në kategori të ndryshme si komedi, aksion, thriller, horror, por së fundmi edhe ata të animuar. Duke parë fitimet që filmat e animuar po marrin dhe klasifikimet e tyre ne top list bën që shumë regjizorë t’i kushtojnë rëndësi krijimit të tyre.
Forbes ka bërë një renditje të 10 filmave të animuar që kanë shënuar shitjet më të mëdha në Box Office.
Frozen

Disney vuri një bast shumë të vështirë me këtë produksion, një prodhim origjinal nga autori Hans Christian Andersen, me titull “Mbretëresha e dëborës”. Basti u fitua sepse Frozen është filmi i animuar më i shitur, me një fitim prej 1.27 bilionë dollarë.
Toy Story 3

Episodi final i Toy Story ka qenë shumë sfidues, sepse Andi u rrit dhe i duhej të hiqte dorë nga të gjitha lodrat e tij të fëmijërisë. Si fëmijë dhe të rritur kanë qeshur dhe qarë me këtë seri. Fitimet e filmit arritën në 1 bilion dollarë.
Minions

Që në krijimin e serisë së parë pritej një fitim i jashtëzakonshëm i Minions, madje se do të kalonte edhe atë të Frozen apo Toy Story. Gjithashtu konsiderohet si një nga titujt e filmave të animuar më të ndjekur në 11 shtete.
The Lion King

Edhe pse është krijuar në një epokë tjetër, me një format të ndryshëm vizatimi dhe një listë të përzgjedhur me kujdes këngësh, The Lion King është një ndër serialet që është parë nga të gjithë. Fitimet e tij ishin afërsisht 987 milionë dollarë.
Despicable Me 2
.jpg)
Seria e parë e transmetuar në vitin 2010 pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe akoma më shumë u pëlqye pjesa e dytë. Nuk është për t’u habitur që regjizorët po punojnë për një seri të tretë të Despicable Me. Fitimet arritën 971 milionë dollarë.
Finding Nemo

Historia e një peshku të vogël që largohet nga shtëpia është parë me mijëra herë nga fëmijët dhe mendohej se kjo seri s’kishte nevojë për një tjetër episode, por nuk është kështu. Shumë shpejt do të dalë seria e dytë “Finding Dory”. Fitimet e filmit ishin afërsisht 937 milionë dollarë.
Shrek 2

Një nga filmat më të suksesshëm të Shrek, me të cilin Dream Ëorks Animation bëri një paraqitje të denjë. Fitimet ishin 920 milionë dollarë.
Shrek 3

Ishte ndryshe nga të gjithë seritë e tjera të Shrek, madje pati edhe shumë kritika. Gjithsesi arriti një fitim prej 799 milionë dollarësh.
Monsters University
.jpg)
Vazhdim i Monsters Inc , por duke u kthyer mbrapa në kohë. Disney vendosi t’i kthejë në universitet dy personazhët kryesorë me një stil tjetër. Fitimi arriti në 744 milionë.
UP

Pjesa e parë që zgjat 10 minuta dhe tregon gjithë historinë e Carl Fredricksen dhe bashkëshortes së tij është një nga pjesët më prekëse në gjithë historinë e filmave të animuar, edhe pse nuk është e shoqëruar me muzikë. Ky është një nga ata filma që s’ka nevojë për seri të tjera. Fitimi ishte 731 milionë dollarë.
forbes.com