All Nightmares Cafe
19 intervista nga Armand Sallabanda
345 faqe
Cmimi: 900 leke
UET Press
Nje permbledhje me 19 intervista te personazheve te ftuar ne emisionin radiofonik me te njejtin emer.

Natë e ditë
Virginia Woolf
Përktheu: Engjëllushe Shqarri
Botimet Pegi
Zhanri: Roman
Data e botimit: Nëntor, 2014
Numri i faqeve: 556
Çmimi: 1200 lekë
“Natë e ditë” nga Virginia Woolf është botuar për herë të parë në 1919-n. I ambientuar në Londrën eduardiane, “Natë e ditë” paraqet kontrastet midis jetëve të përditshme dhe lidhjeve romantike të dy grave. Romani analizon raportet midis dashurisë, martesës, lumturisë dhe suksesit. “Natë e ditë” prek tema si e drejta e grave për të votuar; nëse dashuria dhe martesa mund të ekzistojnë së bashku dhe nëse martesa është e nevojshme për lumturinë.

Ema
Jane Austin
Përktheu: Ledia Dushi
Numri i faqeve: 464
Çmimi: 1000 lekë
Një libër që tej vlerave morale që thekson zakonisht autorja në veprat e saj, ndalet te modestia.

Zonja Z
Albatros Rexhaj
Botime Pegi
Nr i faqeve: 190
Çmimi: 800 faqe
Një libër për feminizmin.Ky eshte libri i peste i autorit Albatros Rexhaj.

Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë
Mira Meksi
Shtëpia Botuese: Toena
Faqe: 392
Çmimi: 1000 lekë (kopertinë e butë)
1500 lekë (kopertinë speciale)
Shtëpia botuese Toena hodhi në treg “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” i shkrimtares Mira Meksi – një roman me ngjyresë historike mbi Ilirinë dhe mbretëreshën Teutë. Është një roman i patëdytë, jo vetëm sepse plotëson një mungesë të gjatë letrare dhe artistike në Letrat shqipe, por edhe sepse shënon një arritje në artin e fjalës dhe të shkrimësisë. Nëpërmjet alkimisë dhe mistikës së këtij arti, Mira Meksi ia del të çlirojë me guxim dhe këmbëngulje nga errësirat e Kohës dhe Kujtesës, duke i dhënë jetë, një botë të tërë njerëzore të humbur. Ia del të rijetësojë frymën, trazimet, formën e jetës, dashurinë, lavdinë dhe tragjedinë e kësaj bote. Dhe nëpërmjet po të njëjtës alkimi dhe magji çliruese, bota ilire e shekullit III para Krishtit, depërton thellë në qenien, jetën, botën, shqisën dhe frymëmarrjen tonë prej lexuesi.

Vajzat e Ballkonit
Edmond Tupja
Botime Pegi
Numri i faqeve: 168
I cilësuar nga vetë autori si një pseudoroman, kjo është historia e dy vajzave shqiptare, produkt tipik i tranzicionit postkomunist, në përpjekje për të gjetur vetveten përmes tundimeve të shumta për të qenë diçka tjetër.
Heroinat tona jetojnë dy jetë paralele: nxënëse shembullore dhe fëmijë problematik; studente e urtë dhe kurtizane e re; artiste e lirë dhe shpirt i djallëzuar. Cila nga këto dy vajza është vetvetja? Çfarë kanë ato të përbashkët me njëra-tjetrën? Dhe sa janë ato produkt i shoqërisë shqiptare?
Këto janë pyetjet që vijnë natyrshëm teksa kthejmë faqet e këtij romani. Si në traditën më të mirë të romanit bashkëkohor, nuk gjejmë përgjigje, por vetëm pyetje të tjera.

Xhejn Er
Jane Eiere
Sharlotte Brontë
Roman
Botime Pegi
100 lekë
Nje jetime e vuajtur ngrihet ne nivelin e nje heroine.

Shënimet e një gruaje
Teodor Keko
Roman
Çmimi 700 lekë
Unë shkruaj tani vazhdimisht. Prish ato radhë ku gënjej dhe që dëshmojnë se i kam ende ca doza mashtrimi në gjak. Zgjeroj ato faqe ku nuk jam treguar maksimalisht e sinqertë. Shkruaj dhe prish... Dhe, teksa shkruaj, më mbushet mendja se kësaj pune unë vërtet i kam hyrë për të shpëtuar shpirtin tim, por ama edhe për t’iu vënë gishtin ca të tjerë njerëzve me pamje e jetë të rregullt, me rregullsi tejet të rregullt, që kanë, megjithatë, plot ditë kriminelësh në jetën e tyre.
Ja, Ana! Tani, m’u përgjigjni, ju lutem: pse e vramë?

Antonio Tabucchi
Koha mplaket me ngut
Nëntë rrëfime
Përktheu: Shpëtim Kelmendi
Çmimi: 700 lekë
Duke ndjekur hijen, koha mplaket me ngut...
“Iu duk vetja si ai djali që u gjend befas me një top të shfryrë shtrënguar në dorë, dikush ia kish vjedhur, por jo, topi ishte akoma, thjesht ia kishin hequr ajrin që ishte brenda. Pra ishte kështu, koha ishte ajri dhe ajo e kishte lënë të dilte nga një vrimë e vockël që as e kishe vënë re fare.”Nëntë tregime që gërshetojnë kohën reale me kohën e historisë dhe atë të brendshme. Këto janë historitë e Antonio Tabucchi-t.
Antonio Tabucchi (1943-2012) konsiderohet si një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë europiane. Ai është autor romanesh, tregimesh, tekstesh teatrore dhe kurator i veprës së plotë të Fernando Pessoa-s. Librat e tij janë përkthyer në 40 gjuhë. Shumë nga romanet janë bërë edhe filma nga regjisorët më në zë italianë e botërorë. Ka fituar çmime të panumërta në Itali, Francë, Gjermani, Austri etj. Mori edhe titullin “Chevalier des Arts et des Lettres” nga Republika Franceze.

Si një roman
Daniel Pennac
Përktheu: Edmond Tupja
Zhanri: Ese
Data e botimit: Shtator, 2014
Numri i faqeve: 208
Çmimi: 700 lekë
Kjo ese (“që duhet lexuar si një roman”) e Daniel Pennac-ut është njëkohësisht himn dhe çshenjtërim i të lexuarit, si edhe një ftesë për të reflektuar mbi artin e mësimdhënies dhe të edukimit.
Eseja “Si një roman” u botua për herë të parë më 1992-shin dhe, qysh atëherë, janë shitur më shumë se një milion kopje në Francë dhe është përkthyer në 33 gjuhë të botës. Daniel Pennac-u, duke përshkuar përvojën e tij si fëmijë, prind dhe profesor, na shtyn të mendojmë për fuqinë që ka historia e një libri në vetvete dhe na kujton të drejtat tona për të lexuar çfarëdolloj gjëje, kudo e në çdo kohë, përderisa kjo na jep kënaqësi. Kjo ese përmban kështu një nga kritikat më të holla ndaj teknikave, kërkesave dhe udhëzimeve të sistemit arsimor kombëtar..

Më shumë botime të reja



