ALBtelecom ofron përmes mbulimit me friendly Wi-Fi të 4 BiblioTech-ave një mundësi shume? e mire? për fëmijët dhe të rinjte? pe?r te? lunduar në internet të sigurt dhe pe?r te? me?suar me? shume?.
Lehte?sisht te? aksesueshme ne? kate?r zona kyçe te? Tirane?s dhe te? hapura pe?r ke?do qe? de?shiron t’i vizitoje?, Bibliotech-at jane? shnde?rruar ne? vende mjaft te? frekuentuara. C?dokush që ka pasion Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit mund te? kete? akses ne? to, mund te? regjistrohet ne? trajnime te? ndryshme si dhe te? be?het pjese? e Bibliotech Talks, të parat mjedise të mbyllura në Shqipëri që ofrojnë Friendly Wi-Fi.
Një projekt tepër interesant mbi edukimin, trajnimin dhe informimin e brezit të ri për sigurinë online, inovacionin, programimin, kodimin dhe TIK-un në përgjithësi, katër biblioteka të Tiranës: “Musine Kokalari”, “Misto Treska”, “Hamit Beqja” dhe “Aleksandër Moisiu” janë kthyer në qendrat e para pilot me laboratorë të mirëfilltë teknologjikë.
Një pikë shumë e fortë e BiblioTech-ave është edhe mjedisi i sigurt online, falë filtrave të Friendly Wi-Fi, një nismë globale përqafuar nga Bashkia e Tiranës dhe mundësuar nga ALBtelecom. Fëmijët e të rinjtë që do të frekuentojnë BiblioTech-at do të jenë të mbrojtur nga pornografia, dhuna, shfrytëzimi dhe abuzimi online dhe shfaqja e imazheve të papërshtatshme në rrjet.
Si pjesë e strategjisë së ALBtelecom për të sjellë internet për të gjithë e kudo, znj.Bilgen Aldan, Drejtore e Përgjithshme e ALBtelecom gjatë një takimi me të rinj të pasionuar pas risive dhe teknologjisë së informacionit i ftoi ata ta shfrytëzojnë këtë mundësi të re që është një vlerë e shtuar e një kryeqyteti modern si Tirana, duke theksuar që ky është një projekt, i cili paraprin edhe shumë të tjerë, me fokus gjeneratat e reja. Pas donacionit të infrastrukturës së Wifi në sheshin "Skënderbej" dhe në Liqenin artificial të Tiranës ky është kontributi i radhës i ALBtelecom për qytetarët e kryeqytetit. Ky bashkëpunim kaq intensiv me shumë projekte të Wifi falas në qytetin e Tiranës flet vetë për përkushtimin e kompanisë për t’u ofruar qytetarëve mundësinë për të lundruar falas në internet, me cilësinë më të mirë dhe të sigurtë, duke u bërë shembull i vazhdimësisë së projekteve të njëpasnjëshme të ALBtelecom në kuadër të përgjegjësisë sociale për komunitetin. Në ngritjen e infrastrukturës së ofrimit të shërbimit të internetit Wi-Fi, janë vënë në dispozicion pajisjet më avangardë. ALBtelecom do të vijojë me projekte të ngjashme për të qenë gjithmonë e më pranë qytetarëve, në përmbushje të misionit të saj për të sjellë internet për të gjithë.