Gent Bejko së bashku me Nora Istrefin, gëzojnë këtë javë të tretë të Spektaklit Dance with me, Fronin e Mbretit. Në një foto të tij, Genti zbulon se kush fshihet pas këtij trofeu.
Në foto pozojnë të buzëqeshur dhe njësoj të lumtur si bashkëshortët e tyre të shndërruar në “balerinë”, Xhoi dhe Roberti.
Bashkëshortët e Norës dhe Gentit, ata që i kanë mbështetur gjatë këtyre javëve në këtë eksperiencë të re, pas spektaklit mbajnë në duar trofeun e mbrëmjes, një punim artistik nga argjendari Pirro.
Në fund të fundit, u takon të marrin pak dritë nga shkëlqimi i “Mbretërve” të tyre.
