Devis Muka dhe Olta Boka, sjellin cdo të hënë performanca pasionante në skenën e “Dance with me”. Të pyetur nga prezantuesja Alketa Vejsiu, se cfarë komentesh bëjnë partnerët e tyre në jetë, lidhur me këto performanca, Devisi u përgjigj se: “E dashura ime është mësuar tashmë. Ajo e di që artistët kanë dy të dashura, një në skenë dhe një në jetë”.
Atëherë, duhet të jetë ky sekreti, se pse kërcimet e Oltës dhe Devisit duken aq të ndjera dhe pasionante. Pasi ata janë të dashuruar me njëri-tjetrin, sigurisht kjo është në kuadrin e dashurisë skenike.
Padyshim duke i uruar jetë sa më të lumtur, Devisit mund t`i urojmë dhe një dashuri skenike sa më të gjatë!