Energjisë dhe “epidemisë ngjitëse” të humorit në “Dance with me”, nuk i ka shpëtuar as prezantuesja Alketa Vejsiu. Ndonëse gjithnjë është dalluar për spontanitetin dhe batutat e saj, gjatë prezantimit të këtij spektakli po e shohim më të qeshur se kurrë.

 “Dance with me” është spektakli i momentit në Tv Klan, që për 7 të hëna me rradhë ka thyer rekordet e shikueshmërisë. Një nga sukseset e tij është spontaniteti dhe humori që krijohet në skenë. Prezantuesja Alketa Vejsiu me elokuencën e saj arrin të menaxhojë më së miri këtë spektakël impenjativ, duke u bërë shpesh herë nismëtare e situatave gazmore që krijohen në të.

Çdo të hënë skena e Dance with me, nuk shndërrohet vetëm në një pistë vallëzimi por dhe një “fabrikë buzëqeshjesh”. Siç thotë Alketa “shqiptarët kanë vërtetë nevojë të qeshin”, ndaj dhe “Dance with me” thyen çdo javë rekordet e shikueshmërisë.