Vajzat që vuajnë dënimin në Burgun e grave në Tiranë, emocionuan dhe prekën të gjithë të pranishmit. Gjatë kohës që ato flisnin, tregonin për emocionet dhe notat e pendimit që shfaqnin, në sallë shihje shumë sy që shkelqenin prej lotëve. Valbona Selimllari, anëtarja e Jurisë së Dance with me, është përlotur gjatë të gjithë kohës që vajzat e burgosura qëndruan në skenë, dhe treguan lirinë e dëshirave të tyre. Përlotja e saj, solli për publikun natyrën e ndjeshme dhe delikate të Valbonës, e cila është një ndër personazhet më të dashur, jo vetëm për bukurinë e saj por dhe për mirësinë që transmeton.