Pas cdo jave që kalon, Zajmina bind gjthnjë e më shumë jo vetëm me aftësinë dhe talentin e saj në kërcim, por dhe si një aktore shumë e mirë. Pothuaj në të gjitha performancat e tyre, koreografia ka përcjellë dhe mesazhe sociale. Edhe këtë herë, ata sollën një dedikim për të gjithë ata që vuajnë nga varësitë ndaj lëndëve narkotike dhe alkoolit. Interpretimi i tyre u vlerësua si nga juria ashtu dhe nga publiku, duke i kurorëzuar për të dytën herë si mbretër të javës.


