Teleferiku i  vetëm në Tiranë, Dajti Ekspres, feston 10 vjetorin e tij. Nëse jeni fans të udhëtimit me të, por edhe nëse do ju pëlqente të kalonit një ditë ndryshe me fëmijët tuaj  apo një mbrëmje festive me shoqërinë, apo në çift, mund t’i bashkoheni programit që Dajti Ekspres ka krijuar për këtë përvjetor. Bileta e teleferikut do të kushtojë 400 lekë për të rriturit, por mos harroni të merrni fëmijët që udhëtojnë falas gjatë këtyre ditëve me teleferik, për të luajtur me ta në lojëra të ndryshme, patina etj. Ndërsa në mbrëmje e gjithë atmosfera do shndërrohet një herë në kinema verore, një herë në një cirk të madh ku mund të mblidheni të gjithë për të ndjekur Cirkun e Tiranës dhe në mbrëmjen e së dielës, në një koncert të madh.  

Fotot: Lulzim Sula

Mbrëmë u përgatit mjedisi me një dekor nga Class by AV dhe presidenti i kësaj kompanie Muhamet Malo mbajti fjalën e përshëndetjes.  Që nga dita e sotme, në orën 11.00, ka nisur moria e aktiviteteve të ndryshme që do të zgjasin për tre ditë e do të mbyllen me koncertin me këngëtarë të njohur shqiptarë, Genta Ismaili, Vesa Luma, Big Basta, Xhensila Myrtezaj, Renis Gjoka që do të nisë në orën 19.30, në 26 korrik.

Presidenti i Dajti Ekspres, Muhamet Malo

Muhamet Malo me aktorin e njohur Reshat Arbana