Artisti i dashur nga Kosova, me hijeshinë e një babaxhani, rrëmbeu natën e parë të Spektaklit Dance with me, për të disatën herë, zemrat e jurisë dhe të publikut.  Ndonëse i gëzohet pa masë suksesit të korrur, modestia artistike, vazhdon ta ndjekë këmba-këmbës. Përvoja dhe ngrohtësia që transmeton në komunikim, të bëjnë ta duash edhe më shumë kur thotë: “Kushdo mund ta kishte fituar fronin e Mbretit, pasi të gjithë konkurentët atë natë e meritonin fitoren”.