Astrit Hafizi po i çudit të gjithë. Nga java në javë, profesori i Institutit të sporteve, po shfaq talente të pazbuluara në fushën e artit. Ndonëse gjithnjë e ka pëlqyer kërcimin, asnjëherë nuk ka besuar në talentin e tij. Duhet të ishte pjesë kastit të “Dance with me”, që professor Astriti të vlerësonte dhe të merrte më seriozisht dhuntinë për mësimin e shpejtë të lëvizjeve dhe elegancën që e karakterizon. Por gjithashtu në këto 7 javë të spektaklit, adhuruesi i kinemasë, zbuloi dhe aftësinë e tij në aktrim. Një herë u ngjit në skenë si Al Pacino në “Aromë gruaje”, njëherë tjetër u ndje lirshëm si një kërcimtar latin, më tej si një Coëboy, e së fundmi si një marins. Më saktë së fundmi si Richard Gere në filmin “An Officeri and a Gentleman”. Mesa duket Astrit Hafizi krahas fushës së gjelbër, mund të sundojë lehtësisht dhe fushën artit.