Prej shumë vitesh Laerti ka jetuar në Greqi. Ai tregon gjithnjë afeksionin e tij për kulturën helene. Mesa duket, kjo ëhstë një nga pikat e përbashkëta mes tij dhe Zajminës, partnerës në kërcim. Këtë të hënë skenën e “Dance with me” e shndërruan në një buzuk grek, ku jo vetëm kërcyen vallen Zeibekiko, por ndoqën dhe të gjitha ritet. Në fillim të performancës ata e mbushën skenën me karafila të kuq, kërcyen përqark një gote me pije alkoolike, dhe siç e do zakoni, e thyen dhe gotën në dysheme.
Por mesa duket zakonet e Buzukut nuk janë të përshtatshme për në skenë. Pasi balerinëve profesionistë që i shoqëronin, iu vështirësua shumë kërcimi. Ata jo vetëm që rrezikuan të rrëshqisnin në lëvizjet e tyre, por u duhej dhe të ruheshin nga ciflat e xhamit të shpërndara në dysheme.