Sa herë që i jepet rasti, fashion blogerja e njohur Armina Mevlani, e ka treguar hapur krenarinë që ka për prindërit e saj, ashtu si edhe ata për të, por sot familja Mevlani ka pasur një arsye më shumë për të festuar. Nëna e Arminës, Mimoza Mavlani, ka marrë titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Bujar Nishani.

Sipas njoftimit të Presidencës, dekorimi i është dhënë zonjës Mevlani për kontributin e saj si valltare dhe koreografe e Ansamblit të Ushtrisë.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 20.10.2016, nr. dekreti 9772, zonjës Mimoza Mevlani (Shaba) Titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për punën e shquar dhe vlerat e veçanta artistike të demonstruara si valltare dhe koreografe pranë Ansamblit të Ushtrisë; krahas kontributit të çmuar dhënë në përgatitjen dhe pjesëmarrjen e ekipit të vajzave shqiptare në Gjimnastradën e 14-të Botërore, si dhe në vlerësim të veprimtarisë së saj të vyer prej aktivisteje të spikatur shoqërore”, thuhet në faqen e Presidencës.