Ndonëse është një nga vajzat më të bukura në vend, Suada Sherifi ka zgjedhur që kohën dhe mundin e saj të mos e investojë në modë. Ish-Miss Shqipëria gjatë këtij viti është licencuar si notere, ndërsa një tjetër ambicie e saj është televizioni dhe siç duket kjo e ka një arsye.
Suada Sherifi beson se të jesh blogger-e nuk është një profesion. Gjatë një interviste për “INTV”, Suada ka këshilluar të gjitha vajzat që i kanë kushtuar kohën e tyre blogjeve të bëjnë diçka më konkrete dhe të vërtetë në jetë.
E pyetur nëse mendon që ajo vetë të ketë një blogg mode, Suada ka treguar, “Jo, unë nuk do e hap asnjëherë një blogg mode. Kjo, sepse mendoj që asnjë blogger nuk funksionon si i mirëfilltë këtu tek ne, ashtu siç në fakt funksionon jashtë vendit, ku kushdo që ka një emër, madje edhe paguhet për të qenë prezent në evente. Mendoj se mund të investohet më mirë në një profesion të vërtetë, sesa të bëjë famë në këtë formë në një treg të vogël si Shqipëria, ku askush nuk sponsorizon për t’i reklamuar veshjet në blogg”.