Flasim shpesh për sukseset e shqiptarëve nëpër botë dhe në fakt shumë prej tyre kanë arritur të na bëjnë krenarë me performanca të denja. Megjithatë, deri tani nuk kishim parë asnjë artist që të shfaqej në kopertinën e revistës prestigjioze “People”.
Tashmë këtë “tabu” e ka thyer Linda Halimi, fotoja e së cilës është publikuar përkrah të famshmes Oprah Winfrey. Ndonëse nuk bëhet fjalë për titullin kryesor të revistës, një foto e Lindës qëndron në cover.

Shqiptarja, e cila prej vitesh po tenton të ndërtojë karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara ka rrëfyer historinë e saj, se si arriti që nga një vajzë mbipeshë, të shndërrohej në një femër seksi e plot muskuj, madje edhe me një licencë si “personal trajner”. Lajmin në fjalë Linda e ka publikuar në rrjetet sociale, teksa shkruan plot entuziazëm se, “Del këtë të premte… a më dalloni dot? Jam edhe unë në kopertin! Në krah të Oprah Winfrey??”.