Kur kanë kaluar disa kohë, të gjithë bëhen nostalgjikë për adoleshencën dhe momentet e bukura të gjimnazit. Megjithatë, pak janë ata që rikthehen në bankat e shkollës 20 vjet më pas.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka shijuar këtë ndjesi, të cilën e ka bërë edhe më të bukur fakti se pranë tij ishin edhe shokët e dikurshëm të shkollës, ish-gjimnazistët e “Sami Frashërit”.

Pamjet nga kjo përvojë e këndshme e ministrit i ka publikuar Julka Gramo, e cila ka publikuar disa video në rrjetet sociale.

Në videot në fjalë shihet edhe Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, i cili nuk nguron të ndajë mikrofonin dhe të këndojë së bashku me Tahirin në një nga karaoket e kryeqytetit.



