
Mbrëmja e djeshme në “Post Big Brother VIP Albania” u fol për deklaratat e mëparshme të bashkëshortes së Mirit. Ajo e cilësonte Selinin si “gjarpër”, duke e akuzuar se po e përdorte afrimitetin me Mirin për të përfituar vëmendje dhe për të siguruar hapësirë në “Prime”-t e spektaklit.
Selin tha se nuk ka asnjë koment për akuzat që janë bërë ndaj saj gjatë periudhës së izolimit, por tregoi se, pas finales, bashkëshortja dhe vajza e Mirit e kishin takuar personalisht dhe i kishin dhënë dorën, një gjest që, sipas saj, flet më shumë se çdo deklaratë e bërë më parë.
