
Këngëtarja britanike Dua Lipa ka ndihmuar në financimin e një automjeti për Batalionin e Parë Mjekësor të Ukrainës për misione shpëtimi.
“Ne e morëm automjetin nga organizata Driving Ukraine, me fonde të mbledhura nga Dua Lipa dhe organizata e saj Service95”, tha Volodymyr Koval, kreu i komunikimit të batalionit.
Koval tha se blerja e mjetit u financua përmes një eventi privat bamirësie të organizuar nga këngëtarja në mars, ku u mblodhën para për të blerë automjete për mjekët ukrainas.
