Aktorja e njohur e Hollywood-it, Anne Hathaway, është shpallur nga revista e famshme People si “gruaja më e bukur në botë për vitin 2026”.

Ylli 43-vjeçar, e cila u bë e njohur që me filmin “The Princess Diaries” në vitin 2001, ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Hollyëood, me role në produksione të mëdha si “Brokeback Mountain”, “Alice in Wonderland” dhe “Les Misérables”, për të cilin fitoi edhe çmimin Oscar.

Këtë vit, Hathaway është pjesë e pesë filmave të rinj që pritet të publikohen në kinema, përfshirë edhe vazhdimin e shumëpritur “The Devil Wears Prada 2”, i cili do të dalë më 1 maj.

Në kopertinën e revistës, aktorja shfaqet me një fustan të zi me pupla të dizajnuar nga Tamara Ralph, duke pozuar me një playlist personale ku përfshihen emra të njohur si Bad Bunny, Billie Eilish dhe Madonna.

Duke folur për karrierën e saj, Hathaway tha se në fillimet e saj ishte shumë e ashpër me veten, por me kalimin e viteve ka ndryshuar qasje: “Kur mbusha 40 vjeç gjeta një ritëm tjetër dhe fillova të shijoj më shumë punën dhe jetën”.