Dy të tretat e amerikanëve që jetojnë me sëmundjen e Alzheimerit sot janë gra. Kjo e dhënë shqetësuese është cituar nga Shoqata e Alzheimerit dhe të tjerë për vite me radhë, por ende tenton t'i zërë njerëzit në befasi.

Pse sëmundja shkatërruese e trurit që prek 55 milionë njerëz në mbarë botën do t'i prekte gratë ndryshe nga burrat? Dhe a ka gjëra që gratë duhet të bëjnë për të mbrojtur veten nga ajo që duket të jetë një rrezik më i madh?

Me rikthimin e terapisë zëvendësuese të hormoneve më shumë gra po marrin estrogjen pas menopauzës për të kompensuar efektet e tij sesa pesë vjet më parë shumë prej tyre po pyesin veten se çfarë do të thotë kjo për trurin e tyre.

Përgjigjet janë më të ndërlikuara nga sa mund të shpresoni, sipas dy ekspertëve të Mjekësisë Stanford, të cilët ia kanë kushtuar pjesën më të madhe të karrierës së tyre kërkimit mbi Alzheimerin.

‘Nuk do të kem përgjigje të lehta ndërsa flasim për këtw’, paralajmëroi neurologu Victor Henderson , MD.