Kush nuk e mban mend rolin e Tirkës në filmin e famshëm “Zonja nga qyteti”, i cili “ngacmonte” teto Ollgën sa herë t’i jepej mundësia duke i lavdëruar jetën e fshatit. Është Sotiraq Bratko, aktori i njohur i Teatrit të KorÒ«ës, i cili për shumë vite provoi edhe emigracionin në Greqi, por vitet e fundit u rikthye për ta rigjetur veten pranë publikut korÒ«ar dhe atij shqiptar.

Pak kohë më parë, Bratko ka qenë i ftuar edhe në spektaklin e humorit “Portokalli”, ndërsa tani ka ndryshuar drejtim dhe është bërë pjesë e politikës. Në listat e reja që PS ka bërë publike, mes kandidatëve për deputet është edhe aktori Sotiraq Bratko.