Grida Duma ka folur në programin “Mos i fol shoferit” për jetën familjare. Anëtarja me pamje tërheqëse e PD-së, është nënë e një djali 12 vjeç tashmë dhe për herë të parë, ajo ka treguar pse nuk ka lindur edhe një fëmijë tjetër.

“Nuk dua që fëmija im t’ia nisë nga zero. Nuk nënkuptoj që duhet t’i ketë gjërat gati, madje hyj te ata prindër që mendojnë që pas një minimumi, nuk kemi më detyrime, por fëmijës jemi të detyruar t’i lëmë diçka, nuk kemi pse ta nisim të gjithë nga zero. Mendoj se fëmijët sot janë një përgjegjësi ekonomike… Dhe Darieni është egoist dhe nuk ndien për momentin nevojën për një motër apo vëlla”, ka shpjeguar Grida. Megjithatë, kjo nuk tregon që vendimi është përfundimtar.

Grida Duma tashmë është kandidate e PD-së për Tiranën dhe nga pozicioni ku renditet, është e qartë që është një nga deputetet e ardhshme të Parlamentit.