Sasha ishte vetëm 8 vjeç kur Barack Obama mori detyrën si kreu i Shtëpisë së Bardhë në vitin 2009, e për këtë arsye gjatë mandatit si president të babait të saj ajo ka qenë shumë pak pjesë e gazetave.
Por sot ajo është rritur dhe gjërat kanë ndryshuar. Vajza e vogël e çiftit Obama ka festuar 16 vjetorin, ku në disa fotografi të postuara në rrjetet sociale ka arritur të tërheq shumë vëmendje.
Kjo për shkak të ndryshimit që ka pësuar, ku nuk është më ajo vajza e vogël e Shtëpisë e Bardhë, po një adoleshente e bukur dhe mjaft tërheqëse.
Sasha kishte zgjedhur në festën e saj të ditëlindjes një fustan të kuq mëndafshi, me flokë të lëshuara me një tualet të thjeshtë.
Ajo ka postuar disa fotografi me prindërit e saj, Michelle dhe Barack Obama, ku kësaj radhe nuk kanë qenë ato në vëmendje të mediave por vajza e tyre e vogël.